Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje atëherë subjekti më i ndëshkueshëm nga populli do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.
Zemaj në T7 ka thënë se do të ishte dashamirëse për Kosovën nëse ka zgjedhje.
Por ai tha se nuk është momentumi i duhur edhe për shkak të krizës së Kosova e ka me bashkësinë ndërkombëtare.
“Do të ishte sjellja më pozitive dhe më dashamirëse do të ishte dorëheqja e kësaj qeverie dhe shkuarja në zgjedhje. Është pak komplekse shkuarja në zgjedhje në këtë situatë. Ata punojnë me logjikën e populizmit”, ka thënë ndër tjerash Zemaj.
”Vetëvendosja do të ishte subjekti më i ndëshkuar”, shton ai duke përmendur edhe zgjedhjet lokale disa muaj pasi VV-ja i fitoi mbi 50 për qind të votave.
Zemaj gjithashtu ka përmendur edhe dhunën në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të papranueshme.
Por ai kishte kritika për kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për thirrjen e Policisë brenda.
”Kryeparlamentari atë ditë dukej që është i hetuar nga veprimet ose nga mënyra sesi duhet të sjellur si kryetar i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit e ka thirrur Policinë për të intervenuar, ndoshta e ka bërë në afekt, por është e papranueshme, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë ai.