Deputeti i betuar, Armend Zemaj, ka folur për situatën e sotme ku kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk u përgjgij për mungesën e barnave por drejtoi një sulm ndaj gazetares së Klan Kosovës, Arbëresha Ukës.
“Barnat mungojnë, propaganda s’mungon”, ka shkrur Zemaj në Facebook.
“S’ka lidhje për Kurtin e Vitinë mungesa e barnave, më me rëndësi për ta është se vetëm një kompani farmaceutike, gjatë qeverisjes së tyre, ka marrë mbi 70 milionë euro për furnizime me barna nga lista esenciale”.
Zemaj tha se Kurti dhe qeveria po i mbulojnë me fjalë bosh dhe me sulme kritikët e tyre.
“Prandaj, kur skandalet dhe dështimet në shëndetësi dalin në pah, përpiqen t’i mbulojnë me fjalë boshe dhe sulme ndaj atyre që kritikojnë”.
“Të paaftë dhe të korruptuar”, ka përfunduar ai