4.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF-në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë si ministër

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë sinonim i propagandës.

Ai tha se projekti për ndërtimin e QKMF-së në Mamushë ishte nënshkruar dhe nisur gjatë mandatit ku ai ka shërbyer si ministër i shëndetësisë.

“JU JENI DEFINICIONI I PROPAGANDËS! Sot, kryeministri Kurti e ministri Vitia u krenuan me përurimin e QKMF-së në Mamushë, projekt ky i nënshkruar dhe nisur gjatë qeverisjes sime si ministër i Shëndetësisë.Pra, thënë shkurt e qartë këta dalin në fotografi duke prerë shirita, për punët të cilat janë bërë nga unë si ministër, e mjetet të cilat i kemi siguruar ne si Qeveri gjatë vitit 2021. Dhe pa asnjë etikë e moral, GËNJEJNË!”, ka thënë ai.

Kështu ai tha se ata janë të paaftë e mashtrues.

“Të paaftë, të dobët, mashtrues…Sepse për 4 vite s’kanë realizuar asgjë, e disi duhet bërë propagandë! Shëndetësinë e keni fundosur!  9 shkurti, do t’ua tregojë vendin!”, tha tutje ai. /Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit