Armend Zemaj nga LDK, ka thënë se zgjidhja është që Albin Kurti të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit në detyrë, ose të japë dorëheqje nga pozita e deputetit.
“LDK e ka qëndrimin e qartë, edhe për konstituim të kuvendit,Kurti duet të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit në detyrë, ose të japë dorëheqje nga pozita e deputetit dhe të vazhdojë si kryeministër në detyrë”, ka thënë Zemaj për Klan Kosova.
“Më vjen keq që eksponentë të VV që kanë dhënë deklarata kontradiktore, më shumë populiste. Por asnjëra nuk përket me ligjet në fuqi”, deklaroi ai