13.8 C
New York
Monday, November 4, 2024

Buy now

Zemaj kritikon Qeverinë për mungesën e furnizimit bazë në shëndetësi

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë duke thënë se pas 32 muajsh e dy javësh të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në fushën e shëndetësisë në Kosovë, sfidat dhe dështimet duket se vazhdojnë të krijojnë një situatë të vështirë.

“Pas 32 muaj e dy javë të qeverisjes së VV-së në sektorin e shëndetësisë; pas menaxhimit të tre ministrave të shëndetësisë, përfshirë edhe kryeministrin, ndonëse secili më i dështuar se tjetri, tek sot e paskan proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Merreni me mend, 750 mijë euro investim pas tre viteve në Qeveri”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij është e papranueshme të shohim një investim të këtij shkalle në një projekt të ri, kur mungesat thelbësore në furnizimin e spitaleve janë kaq të dukshme.

Mungesa e shiringave, infuzioneve, letër higjenike dhe sapunit tregon për një problem të thellë që duhet të trajtohet menjëherë.

“Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses. Të paaftë pafund e të dështuar kronikë. Ndërkohë që, sot as shiringa e as infuzione nuk ka nëpër spitalet tona. Nuk ka as letër higjenike. Nuk ka as sapun. Marre!”, ka përfunduar Zemaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit