Home Ballina Zemaj: Keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë

Zemaj: Keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë

0
Zemaj: Keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë

 

Deputeti i LDK, Armend Zemaj, ka reaguar për gjedjen në shëndetësi, duke thënë se  keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë, shkruan Scanner.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se shëndeti i qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm nga paaftësia menaxheriale e kësaj Qeveri.

“Kjo Qeveri nuk ka të ndalur në degradimin e sektorit më jetik – sektorit të shëndetësisë. Degradimin e shëndetësisë e ka shndërruar në normalitet”, shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:

Keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë.

Shëndeti i qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm nga paaftësia menaxheriale e kësaj Qeveri.
Kjo Qeveri nuk ka të ndalur në degradimin e sektorit më jetik – sektorit të shëndetësisë. Degradimin e shëndetësisë e ka shndërruar në normalitet.

Barnat mungojnë pothuajse në të gjitha klinikat, gjersa 1.3 milion euro të destinuara për blerje të barnave shkojnë në suficit. Mungojnë barnat më elementare e deri te ato që do të duhej të siguroheshin për pacientët me sëmundje të kancerit.

Nuk duhet harruar se, 365 mjek të rinj, 630 infermierë, si dhe mbi 60 mjek specialistë kanë ikur nga sektori publik i shëndetësisë gjatë kësaj Qeverie. Ndërkaq, lista e pritjes për pacientët që presin të marrin shërbimet e nevojshme po rritet frikshëm deri në pafundësi.

Katandisja e sektorit të shëndetësisë ka adresë dhe përgjegjës; Qeverinë e paaftë, e cila menaxhoj keq pa ministër, ndërsa edhe më keq me ministër.

Exit mobile version