Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar ashpër Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili u pa në skena tejat të pahijshme teksa bisedonte me minatorë të Trepçës duke u kërkuar të gjejnë “kush po vjedhë”.
“Minatorët ishin dhe do të jenë krenaria e Kosovës! Hajnitë i gjeni në 1805 tenderë sekret tuaj, në më shumë se 240 milion nga këta tender, në miliona keqpërdorime në barna, në 31 milion shpenzime të luksit, në bordet që ju i keni kapur, e në fondet që ju i keni krijuar dhe i mbani sekret. Minatorët mund t’i mashtroni siç i mashtruat, por hajna nuk mund t’i bëni kurrë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.