7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Zemaj i përgjigjet ministrit Latifi: Ti ki ku me u kthy, por ne jetojmë këtu e s’kemi ku

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është shqetësues numri i lartë i rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Po ai më shqetësuese e sheh qasjen e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në raport me rritjen e rasteve, duke theksuar se është dashur të bëhet më shumë thirrje për vaksinim.

Ndërkaq, kur ka folur për shumën e ndarë nga qeveria prej 5.5 milionë eurosh për stafin shëndetësor që ka kontribuar në kohën e pandemisë, Zemaj e ka quajtur lëmoshë, duke thënë që pagesa prej 60 eurosh është ofendim.

Këto deklarata ish-Ministri i Shëndetësisë i ka bërë në emisionin “News Talk” në Klan Kosova FM.

Zemaj e ka kritikuar qeverinë që nuk ka planprogram për menaxhimin e shëndetësisë, edhe pas gati 1 vit e gjysmë në qeverisje.

Ai i është përgjigjur edhe Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latfi, i cili deklaroi se “kur e shoh që shëndetësia nuk është top prioritet, unë kthehem në Amerikë”.

“Ti ki ku me u kthy, po ne nuk kemi ku me u kthy. Ne jetojmë këtu dhe këtu po ndërtojmë ardhmërinë dhe po tentojmë që mjekët tonë të qëndrojnë në Kosovë”, ishte përgjigja e Zemajt për Latifin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit