1.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Zemaj i LDK-së: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka njoftuar se pjesa më e madhe e Istogut dhe Malishevës është pa rrymë.

Ai ka thënë se derisa Kosova është në terr, Qeveria Kurti është duke vazhduar mashtrimin.

“Kosova në terr! Qeveria vazhdon mashtrimin. Pjesa me e madhe e Istogut pa rrymë, njejtë në Malishevë, e gati në secilën pjesë të Kosovës.
Ky është menaxhimi skandaloz i sektorit të energjisë ndersa qeveria pa asnjë reagim, asnjë iniciativë për përmirësimin e gjendjes, qindra biznese të dëmtuara, mërgimtarët në pushimet dimërore, për festat e fundvitit, po përballen me tmerrin e territ. Sa i paaftë është ky pushtet, vërtetohet kur nuk arrin t’i siguroj as kushtet elementare për jetë. Ndërkohë aftësinë më të madhe e kanë treguar për afera të shumta korruptive në sektorin e energjisë. Ftoj ZRRE-në të kthehet në nivelin e detyrës, pa qenë vegël e pushtetarëve të padishëm”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Armend Zemaj është kandidat për deputet në listën e LDK-së me numër 17.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit