22.3 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Zemaj: I krijuan korridor Radoiçiqit për të dalë me duar në xhepa (VIDEO)

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka qenë kritik nga Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai ka thënë se Milan Radoiçiqit, të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë, i është krijuar mundësia për të ikur nga Kosova, nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky zotëria dhe këta po të kishin vullnet Milan Radoiçiqi do të ishte në burg, edhe do të ishte duke u zhvilluar gjykimi ndaj tij siç po zhvillohet edhe ndaj të tjerëve”.

“Ata e kanë lejuar, e kanë krijuar korridorin për të dalë me duar në xhepa. Në natën e parë kur i ka pasë duart e lira policia ata janë ‘sakatuar’, të nesërmen ai është larguar kur është marrë vesh krejt çfarë ka ndodhur ai është larguar nga Kosova”.

“Këta janë ata që janë në pushtet, ata që po shkojnë në veri për të bërë sfilata, ata që marun duke u larë tek ai bazenti. Këta janë përgjegjësit”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme

Të fundit