14.3 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Zemaj flet për grushtin ndaj qytetarit në shesh: Më provokoi, reagova në afekt të vetëmbrojtjes

- Advertisement -

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka dalë me reagim pasi grushtoi një qytetar në shesh. 

Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment “reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.

Ai ka kërkuar falje publike.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, ka shkruar Zemaj./Reporteri.net

Ndryshe, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u përfshi sot në një incident fizik në sheshin e Prishtinës

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë, në qendër të kryeqytetit dhe u provokua nga një kalimtar rasti

Të ngjashme

Të fundit