Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka thënë se as sot nuk ka pritshmëri për konstituimin e Kuvendit.
Zemaj ka thënë se deklaratat e Kurtit janë dëshirore, “pa dashur që të përballet me realitetin, ajo cka kërkohet edhe si pjesë e vendimmarrjes politike”.
Ndër të tjera ai tha:
“Janë deklarata dëshirore të Kurtit. Pa dashur që të përballet me realitetin, ajo cka kërkohet edhe si pjesë e vendimmarrjes politike. Sic duket, ndoshta e përsëritur, por kjo është logjika e VV’së. Imponimi, diktati ashtu sic funskionojnë brenda partisë së vetë mendojnë që duhet edhe e gjithë skena politike apo subjektet tjera t’i nënshtrohen. Kjo është e papranueshme, nuk ka logjikë. Këtu s’jemi për ambicie personale të individëve të caktuar, jemi për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për t’iu ofruar zgjidhje për formimin e institucioneve.
Nuk ka pritshmëri sot, vend deklarimet e Kurtit tregojnë që nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja. Ashtu sic nuk ka qenë i interesuar për 4 vite të marrë përgjegjësi dhe të jetë tamam kryeministër i Kosovës. Më shumë ju ka shërby militantëve të Facebook dhe kjo është edhe gjendja ekonomike, fatkeqësisht”, tha Zemaj.