11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zelenskyy: Disfata e Moskës garanci kundër agresioneve dhe krizave të reja

- Advertisement -
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e Rusisë në shkallë të gjerë do të jetë garanci kundër agresioneve dhe krizave të tjera. Ndërkohë, pamjet filmike të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë shkatërrimet e mëdha në zonat e banuara të qytetit të rrethuar të Bakhmutit. Udhëheqësit ushtarakë ukrainas thonë se e kanë zbehur ofensivën ruse përreth qytetit. Të shtunën Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se mundja e Rusisë do të ofronte garanci të besueshme kundër agresioneve dhe krizave të reja.

“Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar shpirtërisht popullin tonë”, tha Presidenti Zelenskyy.

Udhëheqësi ukraina tha se në bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, drejtësia ukrainase po bën gjithçka për të siguruar mbajtjen përgjegjës të kriminelëve rusë të luftës, siç u shpreh ai.

Ndërkohë pamjet filmike të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë shkatërrimet masive të qytetit lindor Bakhmut. Gjenerali ukrainas Valery Zaluzhniy thotë se situata atje është stabilizuar. Agjencia e lajmeve Reuters ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e pamjeve por jo kohën kur ishin regjistruar.

Gjenerali Valery Zaluzhniy tha se forcat ukrainase e kanë ulur ritmin e ofensivës ruse përreth qytetit Bakhmut, një objektiv i rëndësishëm i përpjekjeve të Moskës për të marrë plotësisht kontrollin e rajonit të industrializuar të Donbasit.

Ndërkohë Presidenti Vladimir Putin njoftoi të shtunën planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Udhëheqësi rus tha se masa vjen si reagim ndaj vendimit të Britanisë për t’i dhënë Ukrainës predha tankesh me përmbajtje uraniumi të varfëruar.

“Tashmë kemi transferuar në Bjellorusi sistemet tona të njohura, Iskander që janë shumë efikase. Më 3 prill fillojmë trajnimin e ekipeve dhe më 1 korrik do të përfundojë ndërtimi i objektit special ku do të mbahen armët taktike bërthamore”.

Armët taktike bërthamore përdoren në fushën e betejës dhe kanë një rreze të shkurtër veprimi dhe dëmet janë më të vogla krahasuar me mbushjet bërthamore shumë më të fuqishme që vëndosen në raketa me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti Putin tha se duke vendosur armët e saj taktike bërthamore në Bjellorusi, Rusia po ndiqte shembullin e Shteteve të Bashkuara, duke aluduar se Shtetet e Bashkuara kanë armë bërthamore në disa vende evropiane dhe Turqi. /VOA

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit