Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin kinez Xi Jinping, teksa i kërkoi Pekinit të përdorë ndikimin e tij politik dhe ekonomik në Rusi për të ndihmuar në përfundimin e luftës në vendin e tij.
Në një intervistë për një media kineze Zelensky ka thënë se ai ka kërkuar një bisedë me presidentin kinez që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, por kjo ende nuk ka ndodhur.
“Do të doja të flisja drejtpërdrejt. Unë pata një bisedë me[Presidentin Xi Jinping një vit më pare. Që nga fillimi i agresionit në shkallë të gjerë më 24 shkurt, ne kemi kërkuar zyrtarisht një bisedë, por nuk kemi pasur asnjë bisedë me Kinën edhe pse besoj se kjo do të ishte e dobishme”, tha Zelensly.
Zelensky dhe aleatët e tij perëndimorë e kanë quajtur pushtimin e Rusisë një luftë agresioni, por Pekini thotë se Moska u provokua për të sulmuar, përfshirë edhe për shkak të zgjerimit të NATO-s në Evropë.
Xi ka shprehur më parë shqetësim për konfliktin në Ukrainë gjatë një samiti në qershor, duke thënë se ai “tingëlloi një alarm për njerëzimin”. Megjithatë, ai nuk dha asnjë tregues se si t’i jepnin fund luftimeve.
Por mesa duket Kina mund të ndjekë të njëjtën praktikë më Rusionë, pasi ditët e fundit ka nisur stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, të cilin nuk e njeh si vend të pavarur dhe dëshiron që ta integrojë në territorin e saj.
Stërvitjet ushtarake kineze nisën pas vizitës së zyrtares së lartë amerikane Nansi Pelosi në Tajvan.