Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramaznit, duke kërkuar që Ukraina “të pastrohet nga e keqja ruse”.
Me një video mesazh të publikuar të mërkurën në Twitter, presidenti i Ukrainës tha se Ramazani i ardhshëm le të nisë me paqe dhe në tokën e lirë ukrainase.
“Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë. Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, shkroi Zelensky.