Pushtimi rus i Ukrainës është duke vazhduar që nga 24 shkurt, duke i shkaktuar shumë humbje në njerëz Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se mes 60 deri 100 ushtarë ukrainas po vdesin në fushë betejë çdo ditë teksa po plagosen rreth 500 të tjerë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Situata në lindje është shumë e vështirë”, tha Zelenskyy për agjencinë amerikane Newsmax.
“Ne po humbasim 60 deri në 100 ushtarë në ditë, të vrarë në aksion dhe rreth 500 njerëz të plagosur në aksion”, tha ai.