10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Zelensky: Ukraina po e shtyn ngadalë Rusinë, por mungesa e armëve paraqet vështirësi

- Advertisement -

Ukraina po e shtyn “ngadalë por me siguri” Rusinë nga toka e saj, por mungesa e armëve dhe municioneve paraqet vështirësi, tha presidenti i Ukrainës.

“Vështirësia është se fushat janë të minuara. Vështirësia është se ka mungesë të armëve dhe municioneve, veçanërisht një mungesë e madhe e mbrojtjes ajrore,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky të mërkurën në një intervistë për kanalin italian Sky TG24.

Ai tha se ka një “deficit në mbrojtjen ajrore” i cili është i rëndësishëm për kundërsulmin, por edhe për të mbrojtur popullsinë, shkruan CNN.

Dimri i afërt mund të përbëjë një sfidë tjetër për ukrainasit, duke përfshirë “të gjithë qytetarët tanë, të gjithë civilët tanë, njerëzit e zakonshëm që punojnë dhe ushtarët tanë,” tha ai.

“Ne duhet ta kalojmë këtë dimër me dinjitet, pa humbur iniciativën që kemi në fushën e betejës,” tha ai, duke shtuar se “frikësimet” nga Rusia ka të ngjarë të intensifikohen gjatë muajve të ftohtë.

Duke folur për angazhimin në negociata të mundshme me Moskën, Zelensky tha: “Presidenti rus nuk është i aftë të negociojë asgjë me askënd”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit