Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina “nuk do ta shpërblejë Rusinë për atë që ka bërë”.
“Kjo luftë duhet të përfundojë, dhe Rusia duhet ta përfundojë atë. Rusia e nisi dhe po e zvarrit, duke injoruar çdo afat. Ky është problemi, jo diçka tjetër”, ka thënë Zelensky një deklaratë në X.
Ai po ashtu shtoi se vendimet që merren pa përfshirjen e Ukrainës “nuk do të sjellin asgjë”.
“Janë vendime të vdekura që në lindje. Janë të pazbatueshme.”
Duke iu referuar takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, Zelensky tha se ky samit po zhvillohet “shumë larg nga kjo luftë, e cila po zhvillohet në tokën tonë, kundër popullit tone, dhe që gjithsesi nuk mund të përfundojë pa ne, pa Ukrainën”.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me Presidentin Trump dhe me të gjithë partnerët tanë për një paqe të vërtetë.”
I pari i Ukrainës, sipas CNN, po ashtu deklaroi se vendi i tij “nuk do t’i japë tokë pushtuesit”, pasi Trumpi sugjeroi mundësinë e një “shkëmbimi territoresh” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.