24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Zelensky: Ukraina mund të parandalojë pushtimin e Kharkiv me dy sisteme Patriot

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se gjithçka që u nevojiten janë dy sisteme Patriot dhe të ndalojnë Rusinë të pushtojë rajonin e Kharkiv.

Për mediat e huaja, ai tha se vendi nuk mund ta përballojë humbjen e Kharkivit dhe “ka nevojë për ndihmë tani” për ta shpëtuar atë nga okupimi rus. “Situata është shumë serioze”, tha Zelenskyy.

Moska nisi një inkursion të ri përtej kufirit në Kharkiv të premten e kaluar, duke detyruar 8,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Sulmi vjen pas njoftimit të një ndihme të mëtejshme prej 2 miliardë dollarësh nga SHBA, në krye të 61 miliardë dollarëve të premtuara tashmë.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha dje se Uashingtoni është i fokusuar në dërgimin e sistemeve raketore Patriot dhe formave të tjera të mbrojtjes ajrore kritike në Ukrainë.

Patriot, është një sistem i mbrojtjes raketore tokë-ajër dhe konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në SHBA.

Në fillim të këtij muaji, Gjermania premtoi gjithashtu një bateri shtesë Patriot, ndërsa Spanja tha se do të dorëzojë raketa anti-ajrore Patriot. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit