Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se inkursioni i trupave të tij në rajonin e Kurskut të Rusisë është pjesë e një “plani të fitores” që ai do t’ia paraqesë presidentit amerikan Joe Biden muajin e ardhshëm.
Duke folur në një forum, Zelensky tha se suksesi i planit do të varet nga Biden dhe nëse ShBA-ja do t’i jepte Ukrainës “atë që është në këtë plan, dhe nëse do të jemi të lirë ta përdorim këtë plan”.
“Mund të tingëllojë shumë ambicioze për disa, por është një plan i rëndësishëm për ne”, shtoi ai, duke thënë se planin do t’ua tregonte edhe kandidatëve për president të SHBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump, shkruan BBC,