16.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e armëve në bashkëpunim me ShBA-në

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në.

Masa do të lejojë Kievin të fillojë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore si pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë, raporton Sky News.

Prodhimi i tyre do të krijojë vende pune dhe një bazë të re industriale në Ukrainë. Njoftimi u bë i ditur në faqen presidenciale kur Zelensky përfundoi një vizitë në SHBA.

“Ishte një vizitë shumë e rëndësishme në Washington, rezultate shumë të rëndësishme”, tha Zelensky.

“Dhe një marrëveshje afatgjatë – ne do të punojmë së bashku në mënyrë që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Shtetet e Bashkuara. Bashkë-prodhimi në [sektorin] e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara është një gjë historike”.

Ukraina ka rritur përpjekjet e saj për të rritur prodhimin vendas të armëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Ministria për Industritë Strategjike, e cila mbikëqyr prodhimin e armëve në Ukrainë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

“Ne po përgatitemi të krijojmë një ekosistem të ri mbrojtës me Shtetet e Bashkuara për të prodhuar armë për të forcuar lirinë e mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën së bashku”, tha Zelensky pa dhënë më shumë detaje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit