2.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Zelensky: Ukraina dhe Evropa duhet të jenë të pranishme në bisedimet e paqes

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën e tij për të përfshirë Ukrainën dhe Evropën në çdo negociatë paqeje, duke theksuar se bisedimet nuk mund të mbahen “pas shpine”.

Duke folur më herët me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti ukrainas iu referua takimit të zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, duke theksuar se palët kryesore të përfshira në krizë duhet të jenë në tryezën e bisedimeve.

Në një postim të ri në Telegram, Zelensky foli për një “çështje me rëndësi themelore” dhe vuri në dukje se “Ukraina, Evropa – në kuptimin më të gjerë, që përfshin Bashkimin Evropian, Turqinë dhe Britaninë – duhet të marrin pjesë së bashku me Shtetet e Bashkuara në bisedime dhe në formimin e garancive të nevojshme të sigurisë në lidhje me të ardhmen e rajonit tonë”.

Presidenti ukrainas ishte planifikuar të vizitonte Arabinë Saudite nesër, por e shtyu udhëtimin për muajin e ardhshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit