31.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Zelensky: Trumpi shprehu mbështetje për armëpushim

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas bisedave me liderë evropianë dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ka thënë se së pari duhet të ketë armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës e pastaj garanci “të vërteta sigurie”.

Zelensky tha se Trumpi ia ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në lidhje me këtë ‘kusht’ të homologut ukrainas.

“Për hir të së vërtetës, presidenti Trump e shprehu mbështetjen e tij për këtë. Rusia nuk mund të ketë të drejtë vetoje mbi perspektivat evropiane ose të NATO-s përballë Ukrainës,” tha Zelensky, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, presidenti ukrainas tha se sanksionet duhet të forcohen nëse Rusia nuk pranon armëpushimin në Alsakë.

“Putini po bën blof, sanksionet po e godasin rëndë ekonominë e luftës së Rusisë. Putin definitivisht nuk dëshiron paqe; ai dëshiron të pushtojë Ukrainën,” tha Zelensky.

Të ngjashme

Të fundit