Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon që Donald Trump të sqarojë se ”si synon t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë në vetëm 24 orë”.
“Nëse Trump e di se si t’i japë fund kësaj lufte, ai duhet të na tregojë sot”, tha Zelensky të mërkurën, në një intervistë gati një orëshe në televizionin ”Bloomberg”.
“Nëse ka rreziqe për pavarësinë e Ukrainës, nëse humbim shtetin, ne duam të jemi gati, duam ta dimë”, theksoi Zelensky.
Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ka thënë vazhdimisht se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve”, pa zbuluar asnjëherë asnjë detaj.
Në intervistën me ”Bloomberg”, Zelensky deklaroi gatishmërinë e tij për të takuar Trump dhe ekipin e tij dhe për të dëgjuar propozimet e tyre.
“Duam të kuptojmë nëse në nëntor do të kemi mbështetjen e fuqishme të SHBA-së apo do të jemi vetëm”, theksoi ai