-6.9 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

Zelensky thotë se rreth 55.000 ushtarë ukrainas janë vrarë në fushëbetejë nga fillimi i luftës

- Advertisement -

Numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet të jetë 55 mijë, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushëbetejë – qoftë profesionistë apo ata që janë rekrutuar – është 55 mijë” – tha Zelensky për televizionin “France 2”, raporton agjencia “Reuters”.

Presidenti ukrainas shtoi se, përpos numrit të të vrarëve, është edhe “një numër i madh i njerëzve” që konsiderohen zyrtarisht si të zhdukur.

Ukraina dhe Rusia të mërkurën e nisën rundin e dytë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Këto bisedime po mbahen në Abu-Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Uashingtoni po bën përpjekje diplomatike për të gjetur një rrugë drejt fundit të luftës, por Moska po këmbëngul në kërkesat që po cilësohen si “maksimaliste”, sidomos ato që kanë të bëjnë me mbajtjen e territorit.

Të ngjashme

Të fundit