Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kievi është i gatshëm t’i dorëzojë ushtarët e Koresë së Veriut te lideri i tyre Kim Jong Un, nëse ai mund të lehtësojë shkëmbimin e tyre me ukrainasit e mbajtur rob në Rusi.
“Përveç ushtarëve të parë të kapur nga Koreja e Veriut, padyshim që do të ketë më shumë. Është vetëm çështje kohe para se trupat tona të arrijnë të kapin të tjerë,” tha Zelensky në platformën e mediave sociale X.
Zelensky tha të shtunën se Ukraina kishte kapur dy koreano-veriorë në rajonin Kursk të Rusisë.
Sipas vlerësimeve ukrainase dhe perëndimore, rreth 11,000 trupa nga aleati i Rusisë, Koreja e Veriut, janë vendosur në rajonin e Kurskut për të mbështetur forcat e Moskës.