Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin serb, Vuçiq, dhe i ka shprehur atij falënderim për ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta.
Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, dhe që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ky shtet refuzon që ti vendosë sanksione Rusisë.
Jam takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiq dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta.
Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën.
Unë e informova presidentin Vuçiq për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore.