Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri kanadez Mark Carney, janë takuar në Nova Scotia përpara takimit të kreut të shtetit ukrainas me Donald Trumpin.
Zelensky falënderoi Carneyn për mbështetjen e tij, transmeton Klankosova.tv
Ai tha sulmet e natës janë “përsëri përgjigja e Rusisë [ndaj] përpjekjeve tona për paqe dhe kjo tregon vërtet se Putini nuk dëshiron paqe”.
Zelensky shtoi se nevojiten dy gjëra për të ndaluar luftën: “presion ndaj Rusisë” dhe “mbështetje e mjaftueshme dhe e fortë për Ukrainën”.
Ai shton se ndërsa janë bërë hapa të fundit, nevojitet diplomaci e mëtejshme.
Zelensky deklaroi se do të flasë me aleatët evropianë më vonë sot dhe shpreson të ketë një takim “shumë të rëndësishëm” dhe “shumë konstruktiv” me Trumpin nesër.






