13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zelensky shpall programin e ri kundër korrupsionit në Ukrainë

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi të shtunën se Këshilli i Ministrave miratoi një program të ri kundër korrupsionit në Ukrainë.

Zelenskyy tha se programi do të përfshijë “hapa sistematikë” që do të ofrojnë më shumë transparencë dhe mundësi për ndërveprim mes publikut dhe shtetit.

“Kabineti i Ministrave miratoi sot Programin Shtetëror Kundër Korrupsionit. Këto janë hapa sistematikë që do të rrisin transparencën qeveritare dhe do t’i japin mundësi publikut të ndërveprojë me shtetin”, tha Zelenskyy.

Ai tha gjithashtu se bashkëpunimi me institucionet evropiane do të jetë “më kuptimplotë se vitin e kaluar”.

Presidenti ukrainas përsëriti se synimet e tij ishin përgatitja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, rritja e furnizimit me armë për trupat ukrainase dhe forcimi i sanksioneve kundër Rusisë./VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit