2.9 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Zelensky: Rusia shpreson që të zvarrisë luftën

- Advertisement -

Volodymyr Zelensky tha se është e rëndësishme që Ukraina të vazhdojë të marrë mbështetje ushtarake nga partnerët me të njëjtin ritëm, pasi Rusia kërkon të “zgjatë luftën, të lodhë forcat tona”. Sipas tij, sulmet ruse u bënë shumë intensive, pavarësisht humbjeve të mëdha, sepse rusët “nuk i llogarisin njerëzit e tyre”.

“Shpejtësia e furnizimit (ndihma ushtarake) ishte dhe do të jetë një nga faktorët kryesorë në këtë luftë”, tha Zelensky. Ai shtoi se këtë javë Ukraina arriti “rezultate të rëndësishme” me një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Poloninë, Kanadanë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Italinë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme.

Gjermania konfirmoi se do të dërgonte 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejonte vendet e tjera të dërgonin tanket e tyre të prodhimit gjerman në Kiev. Më herët, më 22 janar, presidenti ukrainas tha se beson se Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë këtë vit nëse mbështetja ushtarake vazhdon./abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit