21.2 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Zelensky: Rusia përdori raketë balistike të prodhuara në Korenë e Veriut

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se “rusët përdorën një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut” në sulmin ndaj Kievit, sipas “informacioneve paraprake”.

Në një postim në X, Zelensky thotë se nëse kjo konfirmohet do të jetë “provë e mëtejshme e natyrës kriminale të aleancës midis Rusisë dhe Phenianit”.

“Ata vrasin njerëz dhe mundojnë jetët së bashku – ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre,” thotë ai.

Zelensky thotë se asnjë vend “nuk duhet të lihet vetëm për t’u përballur me kërcënime të tilla” dhe bën thirrje për “presion të vërtetë ndaj Rusisë për ta ndaluar këtë”.

Ai thotë se fakti që sulmet vazhdojnë mes përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare tregon se “Putini nuk ka frikë”, ka raporrtuar BBC.

Të ngjashme

Të fundit