-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Zelensky: Rusia është po aq e çmendur sa ishte në shkurt të 2022 kur nisi pushtimin

- Advertisement -

Në fjalimin e tij me video të natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se ka pasur shumë “nerva dhe pyetje” në lidhje me kërcënimin e afërt të një sulmi të madh nga Rusia sot.

Këto kërcënime çuan në mbylljen e përkohshme të ambasadës së SHBA-së në Kiev, pasi ajo tha se kishte njohuri për një “sulm të mundshëm ajror” nga Moska.

Udhëheqësi ukrainas vazhdon t’u kërkojë qytetarëve që të vazhdojnë t’u kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore, por thotë se “furia e informacionit” që ndodhi sot “përfiton vetëm Rusinë”.

“Sot, në ditën e 1001-të të një lufte në shkallë të gjerë, Rusia është po aq e çmendur sa ishte në ditën e 1000-të dhe më 24 shkurt”, thotë Zelensky, duke theksuar ditën e vitit 2022 kur Rusia flloi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë.

Qeveria ukrainase ofroi një paralajmërim të ngjashëm për fjalimin e natës të Zelensky, duke thënë më herët sot se Rusia po përhapte mesazhe të rreme për sulmin në Kiev dhe se ishte një “sulm masiv informativ dhe psikologjik kundër Ukrainës”, ka raportuar BBC.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit