4 C
New York
Saturday, April 12, 2025

Buy now

Zelensky: Prioriteti i Ukrainës, mbrojtja ajrore

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetin social X se prioriteti i Ukrainës është mbrojtja ajrore dhe se është shumë e rëndësishme për Ukrainën që partnerët e saj ta dëgjojnë e ndihmojnë atë

“Ukrainasit dinë si të jenë preciz. Ne kemi mësuar tashmë të rrëzojmë një sasi të konsiderueshme të armëve të terrorit të Rusisë”, ka shkruar Zelensky.

Ai ka shtuar se Ukrainës i duhet të forcojë sistemin ajror të mbrojtjes, në mënyrë që të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë.

“Na duhet të adresojmë mungesën e sistemeve ajrore të mbrojtjes për ta bërë mbrojtjen e qiellit tonë më të fortë. Partnerët tanë mund të na ndihmojnë me këtë dhe gjithashtu të përshpejtojnë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit