Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti të dielën rizgjedhjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pavarësisht lidhjeve të ngushta me liderin rus e ka pozicionuar veten si ndërmjetës në konfliktin në vazhdim.
“E përgëzoj Presidentin Erdogan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. Shpresojmë të zhvillojmë bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe të forcojmë më tej partneritetin tonë strategjik për të mirën e vendeve tona,” – ka shkruar Zelensky në Twitter.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zgjasë 20 vitet e tij në krye të të Turqisë, pasi fitoi balotazhin presidencial të vendit të dielën.
Erdogan mori 27,513,587 vota, ose 52,14% të votave të hedhura, sipas shifrave të publikuara nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i vendit, duke mposhtur kundërshtarin Kemal Kilicdaroglu i cili kishte 25,260,109 vota, ose 47,86%, shkruan CNN.
Në anën tjetër, kandidati presidencial Kemal Kilicdaroglu tha se do të vazhdojë të luftojë për “demokracinë e vërtetë” në Turqi në një fjalim nga selia e partisë së tij në Ankara.
“Në këto zgjedhje u bë i qartë vullneti i popullit për të ndryshuar një qeveri autoritare, pavarësisht nga të gjitha presionet”, tha Kilicdaroglu.