-6.2 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv ndaj Ukrainës

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia ka përgatitur një sulm masiv kundër Ukrainës, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë të shtuar, pasi mbetet e paqartë koha kur forcat ruse do ta ndërmarrin ofensivën.

“Ditët e ardhshme duhet të qëndrojmë në gatishmëri të lartë, Rusia është përgatitur për një sulm masiv dhe po pret momentin e duhur për ta realizuar. Kushtoni vëmendje të veçantë paralajmërimeve për sulme ajrore. Çdo rajon duhet të jetë gati të reagojë shpejt dhe të mbështesë qytetarët tanë”, deklaroi Zelensky.

Autoritetet ukrainase kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në të gjithë vendin, mes frikës për një përshkallëzim të ri të luftës

Të ngjashme

Të fundit