Javën e kaluar, Kievi i dërgoi Uashingtonit një draft të rishikuar të një marrëveshjeje që mund të hapte burimet e tij të mëdha të mineraleve kyç për investimet amerikane për të ndihmuar në fitimin e mbështetjes amerikane.

“Ky dokument nuk është gati, ne nuk do ta nënshkruajmë këtë. Vazhdoni të punoni për këtë dokument”, tha Zelensky.

“Unë jam gjithmonë i hapur për investimin tuaj në vendin tonë, në burimet tona natyrore… Por nëse duam të japim diçka, duhet të marrim edhe diçka”, citohet të ketë thënë ai.

“Ne nuk duam të bëhemi një qendër e lëndëve të para për asnjë kontinent”, tha ai.

Zelensky përshkroi skicën e marrëveshjes në një intervistë me Reuters-in këtë muaj. Mineralet në fjalë do të përfshijnë metale të rralla të tokës, si edhe titan, uranium dhe litium ndër të tjera.