0.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

“Zelensky nuk do paqe”, Trump ndërron mendje: I gatshëm të bashkëpunoj me Evropën

- Advertisement -

Donald Trump tha se do të bëjë marrëveshje edhe me Europën, por e akuzoi kontinentin e vjetër se deri vonë ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë nga Rusia se për mbrojtjen e Ukrainës.

Përplasjet mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky vijojnë në distancë pas tensioneve mes dy liderëve në zyrën ovale.

Donald Trump akuzoi sërish presidentin ukrainas, teksa njoftoi një marrëveshje prej 100 miliardë dollarësh për prodhimin e çipave me Tajvanin.

Teksa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve Trump përsëriti se Zelensky duhet të jetë më shumë mirënjohës.

Trump përsëriti pretendimin e tij se Rusia është e gatshme të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, pa e përmendur në emër presidentin ukrainas, tha se dikush mund të mos jetë gati.

“Marrëveshja mund të bëhet shumë shpejt, nuk duhet të jetë aq e vështirë për t’u bërë. Tani ndoshta dikush nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje. Dhe nëse dikush nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje, mendoj se ai person nuk do të dëgjohet për shumë kohë”, tha Trump.

Presidenti amerikan e mohoi se po konsideron të ndërpresë ndihmën për Ukrainën dhe tha se do të njoftojë më vonë se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e mineraleve.

Trump tha se do të bëjë marrëveshje edhe me Europën, por e akuzoi kontinentin e vjetër se deri vonë ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë nga Rusia se për mbrojtjen e Ukrainës.

“Ne do të bëjmë marrëveshje me të gjithë duke përfshirë Evropën dhe vendet evropiane – dhe ata kanë vepruar shumë mirë… ata janë njerëz të mire, por deri vonë Evropa ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës”

Deklaratat e Trump erdhën në një moment të tensionuar, pasi më herët ai e kishte akuzuar Zelenskyn se nuk e do fundin e luftës, pasi presidenti ukrainas kishte deklaruar se paqja me Rusinë është ende shumë larg.

Në një postim në platformën Truth Social Trump tha se kjo është deklarata më e keqe që Zelensky ka bërë dhe nëse vazhdon kështu, nuk do e ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Pas këtij reagimi të Trump nuk vonoi edhe një përgjigje nga Zelensky, I cili tha se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë, sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë tha ai, Ukraina po punon me partnerët europianë dhe shpreson shumë në mbështetjen e shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit