Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të presë të enjten një të dërguar special të SHBA-së, pasi mori kritika të ashpra nga presidenti Donald Trump, i cili tha se Moska tani ka “kartat në dorë” për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti amerikan e kritikoi Zelenskyn si një diktator të pazgjedhur dhe i tha atij se është më mirë të veprojë shpejt dhe paqësisht ose do të mbetet pa vend.
Kjo akuzë e re e Trumpit, i cili po planifikon një takim me presidentin rus Vladimir Putin, vjen pak orë përpara një takimi të planifikuar në Kiev mes të dërguarit amerikan Keith Kellogg dhe liderit ukrainas, në një kontekst jashtëzakonisht të tensionuar.
Sipas presidentit amerikan, Kievi më parë shmangu një vizitë të sekretarit të Thesarit Scott Bessent javën e kaluar. “Zelensky ishte duke fjetur dhe nuk ishte në dispozicion për t’u takuar me të”, tha Trump.
Zelensky, pozicioni i të cilit duket i dobësuar nga afrimi midis Uashingtonit dhe Moskës, tha se shpreson të punojë “në mënyrë konstruktive” me Kelloggun