7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin e  Shqipërisë në ambientet e kryeministrisë.

Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë se me Ramën kanë diskutuar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.

“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar Zelensky në “X”.

Në samitin e Ukrainës që po mbahet në Tiranë, Kosovën po e përfaqëson presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit