5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zelensky: Mbështetja e NATO-s do të ndalojë “oreksin” e Putinit për agresion

- Advertisement -

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington.

Stoltenberg deklaroi se e ardhmja e Ukrainës është në NATO” dhe aleatët janë “të etur” për të demonstruar mbështetjen e tyre ndaj Zelenskyy dhe vendit të tij, shkruan Sky News.

Shefi i NATO-s thase aleatët kanë rënë dakord tashmë për një paketë “të konsiderueshme” për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën e sigurisë, trajnimin dhe furnizimin e një “bazë minimale” prej 40 miliardë euro në ndihmë ushtarake brenda vitit të ardhshëm.

Ndërkaq Zelensky u shpreh se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është “vendimtare” dhe do të ndihmojë në ndalimin e “oreksit për agresion” të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai është “i bindur” se Ukraina do të anëtarësohet në NATO dhe se do të “bëjë gjithçka” për ta bërë atë të ndodhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit