4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt nën administratën Trump

- Advertisement -

Komentatorë të ndryshëm kanë sugjeruar gjatë javës së fundit se, në kundërshtim me frikën e përhapur, liderët e Ukrainës mund të mirëpresin faktin që Donald Trump mund të zgjidhet president, sepse ai konsiderohet më i aftë për të arritur një zgjidhje për luftën me Rusinë.

Një intervistë e re e dhënë nga Volodymyr Zelensky për radion ukrainase duket se mbështet disi këtë ide, me liderin ukrainas që zbuloi se çfarë bisedoi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së.

“Ai [Trump] e ka dëgjuar bazën mbi të cilën qëndrojmë ne. Nuk kam dëgjuar asgjë kundër pozicionit tonë”, tha presidenti, sipas mediave Suspilne.

I pyetur nëse Trump ka kërkuar nga Ukraina të marrë pjesë në negociata me Rusinë, Zelensky u përgjigj “ne jemi një shtet i pavarur”, shkruan skynews.

“Dhe ne, gjatë kësaj lufte, populli ynë, dhe unë personalisht në negociatat me Shtetet e Bashkuara, me Trump, me Biden dhe me liderët evropianë, kemi dëshmuar se retorika ‘Ulu dhe dëgjo’ nuk funksionon me ne”, shtoi ai.

Megjithatë, ai shtoi se nën administratën e Trumpit, “lufta do të përfundojë më shpejt”.

“Është shumë e rëndësishme për ne të kemi një paqe të drejtë, në mënyrë që të mos ndihemi sikur kemi humbur më të mirët tanë për shkak të padrejtësisë që na është imponuar. Lufta do të përfundojë, por nuk ka një datë të saktë. Sigurisht, me politikat e kësaj skuadre që tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë, lufta do të përfundojë më shpejt. Kjo është qasja e tyre, premtimi i tyre ndaj shoqërisë së tyre, dhe është gjithashtu shumë e rëndësishme për ta”, pohoi ai.

Ende nuk e kemi dëgjuar intervistën e plotë, kështu që mbetet e paqartë nëse Zelensky e konsideron një zgjidhje më të shpejtë të luftës si një përfundim i mirë, gjë që shumë analistë padyshim do të sugjeronin se do të varej nga termat e çdo marrëveshjeje.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit