19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Zelensky: Kompanitë e sanksionuara kineze po prodhojnë raketa ruse

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi dje se Ukraina ka zbuluar prova që tregojnë se Kina po furnizon me artileri Rusinë.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Kinës i mohoi këto pretendime, ku zëdhënësi Lin Jian tha se Kina nuk ka ofruar kurrë armë vdekjeprurëse për asnjërën palë gjatë këtij konflikti.

Sot, Zelensky ka dhënë më shumë detaje mbi këtë çështje. Ai deklaroi se kompani kineze, të cilat më herët ishin vendosur nën sanksione nga Kievi, janë përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander.

“Sot, kemi zgjeruar sanksionet ukrainase ndaj gati njëqind entiteteve të tjera – persona fizikë dhe juridikë – shumica prej tyre të përfshirë në prodhimin e raketave Iskander, të ngjashme me ato që goditën qytetin tonë të Kharkiv”, pohoi lideri ukrainas.

“Shumë nga këto entitete janë ruse, por për fat të keq, disa janë gjithashtu nga Kina”, shtoi ai.

Ndryshe, këto deklarata rrisin tensionet diplomatike mes Ukrainës, Kinës dhe Perëndimit, në një kohë kur shqetësimet për mbështetjen indirekte të Rusisë nga aktorë të tretë po shtohen.

Të ngjashme

Të fundit