“Kremlini dhe ata që ndihmojnë udhëheqjen në luftën kundër Ukrainës duhet të mbahen përgjegjës, ku përfshihen propagandistët dhe strategët që ‘imponuan’ ideologjinë e tij në shoqëri. Ne duhet të prezantojmë një gjykatë ndërkombëtare dhe do të dëshironim shumë që shumica e vendeve të botës ta mbështesin këtë rezolutë”, tha ai.
Udhëheqësi ukrainas i ka kërkuar Parlamentit Evropian të nisë një gjykatë speciale kundër Rusisë, e cila pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit. Në 10 muaj që nga ajo kohë, besohet se mijëra civilë janë vrarë, me dëme të pamatshme të shkaktuara në qytete dhe infrastrukturë.