Në një konferencë për shtyp në Dublin me kryeministrin irlandez, Michael Martin, Zelensky tha se të hënën ai foli me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff, i cili do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë të martën, dhe se Ukraina tani po pret rezultatet e atij takimi.
“Do të reagoj ndaj këtyre rezultateve, nëse mendoj se mund të mbështetemi në një dialog të vërtetë dhe konkret… do të takohemi”, tha Zelenksy, transmeton Klankosova.tv
Zelensky zbuloi se SHBA-të dhe Ukraina kanë rënë dakord për një marrëveshje të re paqeje prej 20 pikash. Presidenti ukrainas tha se plani origjinal prej 28 pikash i propozuar nga SHBA-të u ripërpunua në një marrëveshje të re pas bisedimeve midis zyrtarëve, raporton Independent.
“Tani më shumë se kurrë ka një shans për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky.






