Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se janë të gatshëm të diskutojnë me Rusinë për të përgatitur një marrëveshje të paqes.
Sipas tij, Ukraina është e përgatitur të diskutojë për miratimin e një statusi neutral, por ai shton se kjo duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset me një referendum.
“Garancia e sigurisë dhe neutralitetit, statusi jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë. Kjo është pika më e rëndësishme”, ka thënë ai në një në video-telefonatë për mediat e pavarura ruse, shkruan BBC.