Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i tha presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump se udhëheqësi rus Vladimir Putin ka “frikë” vetëm nga Trump.
“I thashë Trumpit se Putini ka frikë vetëm prej tij dhe, ndoshta, nga Kina,” tha Zelensky në Platformën X. Presidenti ukrainas mbajti një takim trepalësh me Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron në Paris më 7 dhjetor, me të cilët diskutoi mbi sulmi rus.
“Vetëm vendosmëria mund t’i japë fund kësaj lufte dhe të sigurojë paqen afatgjatë,” tha Zelensky.
Zelensky shtoi se Amerika ka kapacitetin për të bërë gjëra të jashtëzakonshme që të tjerët nuk kanë arritur t’i bëjnë.
“Për të përfunduar me sukses këtë luftë, ne kemi nevojë për unitetin e Amerikës, Evropës dhe të gjithëve në botë që vlerësojnë sigurinë, pozicionet e forta dhe garancitë për paqen”, tha Zelensky.