Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar Donald Trump për “konstruktivitetin e bisedës së ekipeve të Ukrainës e SHBA-së” sot në Jeddah.
Në një video në internet, Zelensky përsërit se qëndrimi ukrainas është të pranojë propozimin e sotëm të SHBA-së për një armëpushimi të plotë.
Ai thotë se ata “e konsiderojnë pozitive” dhe SHBA “duhet të bindë Rusinë” që të pajtohet.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës sot ishte marrëveshja amerikane për të rifilluar shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën, thotë Zelensky.
“Ukraina është gati për paqe”, ka deklaruar ai, raporton BBC.
Ai shton: “Rusia duhet të tregojë gatishmërinë e saj për të ndaluar luftën ose për të vazhduar luftën. Është koha për të vërtetën e plotë. Falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë Ukrainën”.