12.9 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Zelensky i kërkon ndërkombëtarëve të veprojnë kundër terrorit ajror rus

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë kundër, siç tha ai, ”terrorit ajror rus”, pas një jave me më shumë se 4 000 sulme ajrore nga ana e Moskës.

“Moska i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet e saj, duke shfrytëzuar hapur faktin se bota është e përqendruar në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme”, shkroi Zelensky në platformën e mediave sociale X.

“Pikërisht për këtë arsye nuk mund të lejohet asnjë dobësim i presionit. Sanksionet, tarifat dhe veprimet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse – atyre që financojnë këtë luftë – duhet të mbeten të gjitha mbi tryezë”, tha ai.

”Kjo qasje mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme për Evropën. Bota mund ta garantojë këtë paralelisht me procesin e paqes në Lindjen e Mesme”, shtoi presidenti ukrainas.

Ukraina ka kohë që bën thirrje për sanksione, duke përfshirë kundër Kinës dhe Indisë, të cilat janë ndër klientët më të rëndësishëm të naftës të Rusisë.

Zelensky tha se Rusia kishte intensifikuar “terrorin e saj ajror kundër qyteteve dhe komuniteteve tona, duke intensifikuar sulmet në infrastrukturën tonë energjetike”.

Të ngjashme

Të fundit