5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Zelensky i kërkon botës të bëhet bashkë kundër Rusisë

- Advertisement -

“Të keqes nuk mund t’i besohet”, ka porositur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin që ka mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai i ka bërë thirrje botës që të bashkohet për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës.

Zelensky ka porositur se Moska e armatosur me bomba bërthamore duhet të ndalet dhe të mos bëjë përpjekje për luftë përfundimtare.

Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas ka akuzuar Rusinë se edhe ushqimin dhe energjinë elektrike i ka përdorur si armë ndaj Ukrainës.

Në fjalimin e përqendruar tërësisht ndaj rrezikut që po i kanoset botës nga Rusia, Zelensky ka thënë se sfidat e tjera si ndryshimet klimatike mund të adresohen siç duhet pas ndaljes së Moskës, teksa ka shtuar se shteti rus nuk ka të drejtë të mbajë armë bërthamore.

Ai gjithashtu ka akuzuar Moskën se ka kryer gjenocid kur ka rrëmbyer fëmijët ukrainas, të cilët kanë humbur prindërit si pasojë e bombardimeve ruse ose luftimeve nëpër qytetet e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit