5.7 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaj në Ukrainë

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do ta konsiderojë vendosjen e përkohshme të forcave të huaja ushtarake në tokën ukrainase derisa vendi të bëhet anëtar i NATO-s, si mënyrë për ta siguruar vendin e tij si pjesë e marrëveshjes për paqe me Rusinë.

Duke folur më 9 dhjetor në një konferencë të përbashkët në Kiev me liderin opozitar të Gjermanisë, Freidrich Merz, Zelensky tha se për të qenë Ukraina e sigurt, nuk nevojitet vetëm anëtarësimi në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian gjithashtu, në mënyrë që të frenohej agresioni nga Moska.

“Një kontingjent i forcave ushtarake nga një vend apo tjetër mund të qëndrojnë në Ukrainë derisa ajo të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Zelensky, duke lënë të nënkuptohet se Kievi është i hapur për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për luftën ruse gati tri vjet të gjatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit